“Harroja që s’do t’ju kisha gjithmonë”, Rozana Radi na këputi zemrën me fjalët për prindërit e ndjerë
Këngëtarja dhe moderatorja, Rozana Radi fatkeqësisht ka humbur të dy prindërit e saj dhe gjithmonë në rrjetet e saj sociale tregon se sa shumë ata i mungojnë.
Ikja e tyre nga kjo jetë asaj i ka lënë një boshllëk të madh dhe nëpërmjet një fotoje të dy prindërve të saj Rozana ka treguar se sa e rëndësishme është që çdokush të shpenzojë kohë me të dashurit e vetë.
“Kur ju ishit aty shpesh here une isha e zene duke u rritur, saqë harroja qe s’do t’ju kisha gjithmone! Vleren tuaj e kuptova kur shikoja vendin tuaj bosh! E kam me ty qe po me lexon tani : Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht fotografite! Ajo cfar sot jam dhe shpresoj te jem neser, ia kam borxh babait dhe nenes time. MAM & BAB”- ka shkruar Radi krah fotos së mamasë dhe babait duke treguar se i mungojnë shumë e se është falenderuese për atë që është sot falë tyre.