‘Dasmori i dehur më ofendoi’ Ja si reagoi një grua e fort tropojane si Fatmira Breçani

Këngëtarja e mirënjohur Fatmira Breçani, ka qenë së fundmi e ftuar në RTV në emisionin ‘Glamour Zone’. Ky ka qenë një nga rrëfimet e rralla ku Fatmira ka treguar shumë histori nga jeta e saj private dhe karriera artistike.

Ndër të tjera, ajo ka treguar dhe një histori e cila daton disa vite mëparë.

Ester Bylyku: Si do të reagojë nëse një dasmor apo fans i dehur do të të ofendonte?

Fatmira Breçani: Ka patur një rast që xhaxhai i dhëndrit ishte dehur. Aivinte shpesh dhe më kërkonte të këndoja disa këngë, derisa erdhi një moment që i thash se nuk kisha ardhur atje për të por do të këndoja për çiftin. Ai u nervozua dhe patëm një diskutim me fjalë, kundër të tjera edhe më ofendoi, nuk mund të merresha me të sepse ishte i dehur.

Në ate moment shkoj tek dhëndri dhe ankohem për ate që ndodhi. Më kërkoi falje, dhe nga ai moment djemtë e larguan xhaxhain e dehur, nuk e pash më.

https://www.youtube.com/watch?v=ABc_dKQHKxo&feature=youtu.be