Ky djalë sot është një këngëtar mjaft i njohur dhe ka rrëmbyer zemrat e të gjitha vajzave

Butrint Imeri është nga ata këngëtarët të cilët jo vetëm me zërin dhe talentin e tij në muzikë por ka vjedhur zemrat e shumë vajzave dhe me pamjen që ka.

Atë e shohim mjaft aktiv në rrjetet sociale ku herë pas here publikon momente nga përditshmëria e tij.

E së fundmi Butrinti është bërë nostalgjik pasi ka ndarë me ndjekësit e tij një foto kur ka qenë i vogël.

Nga tiparet e fytyrës, vërehet që me kalimin e viteve, Butrinti ka pësuar mjaft ndryshime, por që gjithsesi ka ruajtur hijeshinë që e karakterizon që nga fëmijëria e tij.