Goditet në kokë, ndërtuesi në Vlorë përfundon në spital
Plagosje me sende të forta në Vlorë.
Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News Edi Ruçi, i plagosur ka mbetur një shtetas 59-vjeçar, i identifikuar si Rexhep Dano, ndërtues, i cili është sulmuar nga disa persona të panjohur.
Ngjarja ka ndodhur në ish Kombinatin e Peshkut, në lagjen Pavarësia.
Ora News mëson se mes personave ka patur një konflikt për pronat, i cili ka vazhduar edhe në gjykatë.
Njoftimi i Policisë Vlorë:
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta në kokë shtetasi R. D., 59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.