Moti i keq dhe reshje të dendura shiu, fshati përmbytet nga uji i kuq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2021, 09:31
Në fshatin indonezian të Jenggot një fenomen i çuditshëm ka ndodhur. Uji në ngjyrë të kuqe ka përmbytur rrugët dhe shtëpitë e fshatit.
Pse është i kuq uji? Përgjigja qëndron jo shumë larg fshatit ku u përmbyt plotësisht një fabrikë batiku. Batik është emri i një teknike të përdorur për të lyer pëlhura dhe objekte të ndryshme dhe fabrika në fjalë, u përmbyt nga reshjet e dendura të shiut dhe mbeturinat u derdhën në rrugët e fshatit që ndodhej aty pranë.
Ata që e shfrytëzuan këtë rast kanë qenë të vegjëlit të cilët luanin me ujin e kuq si gjaku, pasi pjesa tjetër e banorëve janë mësuar me ujërat me ngjyrë.