Shkrihet akullnaja në Himalaje/ Çahet diga hidroelektrike, më shumë se 150 të vdekur
Më shumë se 150 vetë kanë humbur jetën në Indinë veriore, pasi rrëshqitja e një masivi akullnajor nga Himalajet shkaktoi një çarje në një digë hidroelekrike, duke sjellë përmbytje masive. Ekipet e shpëtimi janë në terren ndërsa janë evakuar banorë të disa fshatrave.
Të paktën 150 njerëz kanë humbur jetën në Indinë veriore pasi një akullnajë u shkëput nga Himalajet duke çarë një digë hidroelekrike që shkaktoi përmbytje masive.
Sipas dëshmitarëve, një re pluhuri dhe një ortek gjëmonte në luginën e lumit Dhauli Ganga, më shumë se 500 në veri të Delhiut të Ri.
“Erdhi shumë shpejt, nuk kishte kohë për të paralajmëruar askënd,” i tha Reuters në telefon Sanjay Singh Rana, i cili jeton në rrjedhën e sipërme të lumit në fshatin Raini në Uttarakhand.
“Unë ndjeva se edhe ne do të çoheshin”.
Autoritetet lokale raportuan se rrethet duke përfshirë Pauri, Tehri, Rudraprayag, Haridëar dhe Dehradun u vunë në gatishmëri të lartë.
Ekipet e shpëtimit kane evakuuar banorët e disa fshatrave ndërsa numri i saktë i vikimave nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.
Kryeministri Narendra Modi tha se po monitoronte nga afër situatën.
"India qëndron me Uttarakhand dhe kombi lutet për sigurinë e të gjithëve atje. Kam folur vazhdimisht me autoritetet e larta dhe duke marrë azhornime për punën e ekipebve të shpëtimit dhe operacionet e ndihmës, " citohet kryeministri.
Shefi i Policisë së Uttarakhand, Ashok Kumar tha se më shumë se 50 njerëz që punonin në digë, Projekti Hidroelektrik i Rishiganga, kishin vdekur ndërsa disa të tjerë ishin shpëtuar.