Shpërthimi i digës së hidrocentralit, mister shkaqet që sollën shkrirjen e akullnajës
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 150 të tjerë janë raportuar të zhdukur, pasi një pjesë masiv akulli nga mali i Hamalajave u shkëput duke rënë në lumë.
Si pasojë veriu i Indisë u përfshi nga përmbytje të mëdha.
Prurjet e mëdha të lumit Dhauli Ganga shkaktuan çarjen e digës, duke përmbytur një luginë në shtetin e Uttarakhand.
Lexo edhe: Shkrihet akullnaja në Himalaje/ Çahet diga hidroelektrike, më shumë se 150 të vdekur
BBC raporton se shumica e personave të shpallur të zhdukur janë punonjës të dy hidrocentraleve të cilët kanë qenë në krye të detyrën në momentin e ngjarjes tragjike.
Mijëra trupa ushtarake dhe helikopterë kanë nisur kërkimet në zonë për të mbijetuar.
Për ekspertët është ende e paqartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar shkëputjen e akullnajës, ndërkohë që deri më tani janë shpëtuar 25 persona.
