Humb jetën tragjikisht 25-vjeçarja, qeni e kafshon në gjumë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2021, 16:28
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Birmingham të Anglisë, ku një 25-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi qeni i saj e kafshoi në dorë duke i këputur damarët.
Ajo është kafshuar nga qeni teksa ishte duke fjetur gjumë.
Sipas fqinjëve, në momentin e ngjarjes, në shtëpi nuk ishte askush tjetër veç të resë dhe nuk arrit të merrte ndihmën e shpejtë duke humbur kështu jetën.