Berisha-Ramës: Shet detin dhe bën të pagdhendurin. S'do ti shpëtosh ndëshkimit

Kryeministri Edi Rama, i është rikthyer sërish çështjes së detit me Greqinë, duke u shprehur se vendi fqinj është në të drejtën e saj për zgjerimin me 12 milje porse kjo nuk impakton Shqipërinë.

Me tone të ashpra kryeministri Rama shfryu ndaj atyre që sipas tij nxisin idenë se deti është kos dhe mund të shihet me marrëveshje të fshehta.

Këtu ai nënkuptoi drejtues dhe përfaqësues partish në Shqipëri e Kosovë, daj të cilëve e ashpërsoi gjuhën, duke i quajtur maskarenj.

Lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama reagon edhe paraardhësi i tij në qeveri, Sali Berisha, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se, Zografi Bis, siç e quan ai kreun e qeverisë, pasi shiti detin bën të pagdhendurin.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Zografi Bis pasi shiti detin ben te pagdhendurin.

Miq, pasi shiti ne perputhje me marreveshjen e fshehte Rama-Dendia, rreth 3000 milje ujra shqiptare te Detit Jon Greqise dhe se bashku me to edhe triliarda euro depozita gazi dhe nafte si dhe hapsiren ajrore koresponduese te Shqiperise, Edvin Kristaq tradhetari apo Zografi Bis vazhdon te bej avokatine e aktit te tradhetise se tij te larte kombetare.

Keshtu sot duke bere te pagdhendurin dudumin ai u shpreh:“Vendimet e Greqisë janë keqinterpretuar. Këtu nuk janë miljet e nevojshme për tu shtrirë 12 milje. Që Greqia të shtrihet 12 milje duhet të vendosë kufirin në Memaliaj. Nuk ka mundësi që as Shqipëria të shtrihet 12 milje dhe as Greqia të shtrihet 12 milje”.

Me kete deklarate Zografi bis i damkosur per shitje te detit dhe akt te larte te tradhetise kombetare kerkon ti bind shqiptaret se 6 eshte sa apo me e madhe se 12 dhe se 12 eshte sa apo me e vogel se 6.

E verteta eshte se ne modelin kur Greqia reklamonte 6 milje dhe Shqiperia 12 milje çdo gje pavaresisht nga distanca midis dy vendeve ndahej ne raport 2:1. Pra dy pjese merrte Shqiperia dhe 1 pjese merrte Greqia kurse ne modelin kur te dy vendet reklamojne nga 12 milje çdo gje midis dy vendeve do te ndahet ne raportin 1:1.

Keshtu ne zonen ku gjeresia e distances ujrore midis dy vendeve eshte 18 milje, ujerat ndaheshin ne raport 2:1 dhe Shqiperia do te merrte 12 milje kurse Greqia merrte 6 milje. Kurse ndarja bazuar ne raportin 1:1 nenkupton qe ne kete rast nga 18 miljet Shqiperia merr 9 milje dhe Greqia merr 9 milje. Ky eshte dallimi thelbesor i ndarjes duke perdorur raportin 2:1 dhe raportin 1:1.

Nga ana tjeter Zografi Bis mashtron si tradhetar kur thote se nuk ka det qe Greqia dhe Shqiperia te shtrihen me 12 milje sepse det ka dhe shume.

Se pari gjeresia e distances midise dy vendeve fillon me 26 milje ngushtohet ne dy milje ne kanalin e Korfuzit dhe zgjerohet perseri. Por perveç kesaj qeveria greke ka deklaruar se efkekti i 12 miljeve per Greqine ne detin Jon fillon ne veri nga Ishulli i Oktanojt çka do te thote se Greqia do shtrihet tani drjet Kanalit te Otrantos dhe kjo e gjitha ne saje te marreveshjes se fshehte Rama - Dendia qe perserit pas 107 vitesh protokollin e Korfuzit por jo ne token por ne detin shqiptar.

Denoj me ashpersine me te madhe aktin e tradhetise se larte kombetare te Zografit Bis dhe e garantoj se asgje ne bote nuk do ta shpetoj ate nga ndeshkimi shembullor qe kombet e qyteteruara ju kane rezervuar dhe ju rezervojne tradhetareve te tyre.

Lexo edhe:

“Ata që i fryjnë zjarrit të detit me Greqinë janë maskarenj”, shpërthen Rama, akuza partive në Shqipëri e Kosovë