E përplas "Benzi", gruaja në Elbasan në gjendje të rëndë në spital

Regjistrohet aksidenti i rradhës në aksin Elbasan-Metalurgji, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.

Siç raporton gazetarja e Ora News në Elbasan, Edisona Skënderi, i aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal nga ku bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Kujtojmë se ky aks është një ndër pikat e kyqe sa i përket aksidenteve jo vetëm në Elbasan por edhe në rang kombëtar.