Vinte nga Amerika e Jugut dhe magazinohej në Amsterdam, shkatërrohet banda e drogës në Itali

Policia dhe Antimafia italiane kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një megaoperacion që çoi në shaktërrimin e një trafiku ndërkombëtar lëndësh narkotike. 

Operacioni ka përfshirë Drejtoritë e Policive të Romës, Leçes e Rovigos.

Droga trafikohej nga Amerika e Jugut e magazinohej në kryeqytetin e Hollandës, duke u shpëndarë më pas në tregjet e shitjes së drogës në Itali e Europë.

Droga mbante një simbol të caktuar i cili përcaktonte përkatësinë e tyre si dhe paralajmëronte mbërrintjen e një sasie më të madhe.

Anëtarëve të këtij grupi kriminal u janë sekuestruar pasuri me vlerë 4 milionë euro, si dhe 1 milion tjetër euro u konfiskua në pasuri të patundshme, orë e bizhuteri të çmuara si dhe para cash.

Në tre operacionet antidrogë morën pjesë mbi 100 trupa policorë.

Gjatë ditës priten të zbardhen detajet e këtij operacioni.