Pika kufitare Gaza-Egjipt hapet për 4 ditë

Pika kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës nën bllokadën e Izraelit u hap në të dyja anët vetëm për 4 ditë për rrethana të jashtëzakonshme.

Ministria e Brendshme dhe Ministria e Sigurisë Kombëtare e Palestinës njoftuan se kanë filluar udhëtimet me autobus në dy drejtimet e pikës kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Gazës.

Gjithashtu u njoftua se kufiri i hapur për rrethana të jashtëzakonshme do të jetë i hapur nga sot deri më 4 shkurt ditën e enjte.

Pika kufitare Rafah u mbyll në mars 2020 për kalime dydrejtimëshe për shkak të masave mbrojtëse kundër COVID-19, por ndonjëherë hapet pjesërisht për funksion disa ditorë.