E përplasi furgoni teksa udhëtonte me biçikletë, humb jetën ish-futbollisti spanjoll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2021, 19:29
Pasioni e shtynte ish-futbollistin Sergi Murgaj të përshkonte çdo ditë kilometra të tëra me biçikletën e tij.
Por kjo fundjavë rezultoi tragjike për të, pasi humbi jetën në moshën 37-vjeçare si pasojë e një aksidenti të rëndë automoblisitik.
Sipas raportimeve i riu po udhëtonte në zonën Castelló d'Empury kur u përplas nga një furgon. Drejtuesi i furgonit tashmë është arrestuar nga policia dhe akuzohet për neglizhencë.
Mësohet se tashmë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti.