Stuhi e fuqishme në SHBA, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Dëbora do të shkojë 60 cm

Një stuhi e fortë bore po lëviz drejt veri-lindjes së SHBA-së.  Shërbimet e motit kanë paralajmëruarqytetarët se një stuhi e fortë bore e cila vjen nga shteti i Virxhinias do të godasë New York-un jugor, verilindjen të Neë Jeresy-t  duke çuar trashësinë e borës 45 deri në 60 cenimetra.

Guvernatori i New Jersey, Philip Murphy shpalli një gjendje të jashtëzakonshme para se të vinte stuhia, duke lejuar autoritetet të mbyllnin rrugët, të evakuoheshin dhe të përdornin pajisjet e nevojshme për të mbrojtur publikun.

Në Filadelfia, gjithashtu u dha një paralajmërim për borën, ndërtesat qeveritare u mbyllën dhe vendasit u urdhëruan të hiqnin automjetet nga rrugët në mënyrë që pastruesit të mund të punonin pa pengesa.

Sipas shërbimeve të meteorologjisë, stuhia goditi Kaliforninë javën e kaluar, me borë dhe shi të madh, pas së cilës ajo po lëviz drejt Midwest.