U "varrosën" nga një ortek gjigant në alpe, alpinistët shpëtohen nga qentë e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2021, 09:55
Dy alpinistë teksa ngjiteshin në alpet zvicerane janë përballur me një ortek gjigant, e si pasojë kanë mbetur të bllokuar në dëborë.
Ata janë shpëtuar falë qenve të tyre, të cilët lehën vazhdimisht dhe bënë të mundur mbërritjen e banorëve të zonës në vend, njofton Shërbimi i Ambulancës Ajrore Rega
"Qentë e tyre, të cilët nuk u prekën nga orteku, ishin në gjendje të fitonin vëmendjen e banorëve të zonës, duke lehur vazhdimisht", njoftoi shërbimi i ambulancës.
Sipas raportimeve, të dy personat pësuan lëndime të lehta dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet mjaft e mirë.