Stuhia përfshin Kaliforninë, oqeani "rrëmben" autostradën
Një pjesë e Autostradës 1 në Kaliforni është “fundosur” pas shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë vendin.
Sipas autoriteteve të transportit, të premten një masiv i madh vendi ka pësuar rrëshqitje, duke krijuar një gropë shumë të thellë, në një segment të autostradës, rreth 15 milje nga qyteti Big Sur.
Raportohet se oqeani i ndihmuar nga reshjet e dendura kanë gërryer një pjesë të tokët, duke hapur një gropë të madhe.
Ende nuk dihet kostoja e këtij dëmi, teksa autostrada do të qëndrojë e mbyllur për të gjitha mjetet deri në një riparim të saj.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për qarqet Monterey dhe San Luis Obispo, të cilat janë përfshirë nga stuhi të frikshme shiu dhe ere ditët e fundit.
Mijëra banorë janë evakuuar, ndërkohë që të paktën 25 struktura të Kalifornisë së veriut janë dëmtuar si rezultat i rrëshqitjeve të baltës dhe rrjedhes së mbeturinave.

https://youtu.be/X-Cv9xTQ3BY