Sherri i shqiptarit me nigerianin "mban peng" trenin për një orë

Një konflikt mes një shqiptari dhe një nigeriani “ka mbajtur peng” për rreth një orë trenin.

Ngjarja ka ndodhur në Itali, në stacionin e Rufinas, Firenze, ndërsa për fat të mirë nuk u raportua për persona të lënduar.

Sipas mediave italiane, në këtë incident u përfshi një 20-vjeçar shqiptar dhe një 32-vjeçar me origjinë nga Nigeria.

Ata filluan të debatonin për arsye banale, ndërsa sherri bëri që treni të qëndronte i bllokuar për gati një orë.

Është dashur ndërhyrja e disa pasagjerëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Policia mbërri në vendngjarje dhe mori në pyetje dy protagonistët për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.