E rëndë në Divjakë, nipi përdhunon gjyshen e tij 89-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në në fshatin Grabjan të Divjakës.

Nipi në gjendje të dehur ka përdhunuar në banesë gjyshen e tij 89-vjeçarja Hysnie Meçani.

Sipas djali i të moshuarës kur ai është kthyer në banesë e kishte gjetur të ëmën të zhveshur dhe të dhunuar.

Autori i dyshuar i ngjarjes Sajmir Meçani është prangosur nga policia e Divjakës.

Ndërsa e moshuara është shprehur se ai ka bërë ç'të dojë me të dhe se e ka lënë ta torturojë.

https://youtu.be/3VV1hfmydAA

Sajmir Meçani e ka dhuruar dhe përdhunuar të moshuarën dhe vetëm sot paradite është bërë ndalim i tij nga policia, pas një kallëzimi.

Aktualisht e moshuara është në spital nën kujdesin e mjeteve ndërsa.

Ne lidhje me ngjarjen të afërmit shprehen te shokuar, ndërsa nga ana e saj, motra e të moshuarës kërkon drejtësi

"Sot rreth orës 10:30, njoftohemi se në fshatin Grabian, shtetasi S. M., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes." - njofton policia.