Lëvizte me leje drejtimi të falsifikuar, në pranga një 49 vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2021, 10:43
Policia ka vënë në pranga një 49 vjeçar pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të falsifikuar.
Mësohet se është arrestuar J.M., 49 vjeç, banues në Mamurras. Arrestimi i tij u bë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.