Shkodër, 2785 Ha nën ujë, bashkia kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore për Anën e Malit dhe Dajçin

Në bashkinë Shkodër situata me përmbytjet vazhdon të jetë problematike.

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë rezulton që sipërfaqja e zonave të përmbytura është 2785 hektarë.

Sipërfaqe totale e përmbytur 2785 Ha

1. Tokë e pakultivuar               588 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe   1960 Ha

3. Grurë                                      130 Ha

4. Bimë Dekorative                     77  Ha

5. Pemëtore                                   27  Ha

6. Sera                                            3  Ha                                           

Ndërkohë, hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.50 m (Kuota max 6.30 m).

Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.82 m

(Kuota max 8.70 m).

Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 5cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m (Kuota max 7.50 m).

Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme ka rënie të nivelit të ujit me 30cm.

Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Njësinë Adimiistrative Ana e Malit dhe Dajç.

Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

Kërkohet mbështetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.