"Duhet të qeshësh edhe kur brenda vetes dëshiron të qash", spikerja e lajmeve në Ora News rrëfen karrierën në televizion

Spikeja e lajmeve në Ora News,  Matilda Mcini, ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

E ardhur në media nga bota e modelingut, ajo foli mbi eksperiencat e saj përballë aparatit fotografik dhe kamerës së televizionit.

Gjatë bisedës me moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu, Matilda tregoi sfidat me të cila ajo është përballur në fillimet e karrierës së saj, emocionet e para që ka hasur si një spikere lajme gjithashtu dhe vështirësitë të cilat personat e televizionit duhet të kalojnë për të qenë në formë sa më të mirë për publikun.

Ekrani në vetvete është aq i bukur gjithashtu aq dhe i vështirë, i vështirë pasi një nga sfidat më të mëdha që të përball është fakti që gjithmonë duhet të përcjellësh pozitivitet te teleshikuesit edhe pse brenda vetes dëshiron të qash.

"Ekrani ndonjëherë të bën të qeshësh edhe atëhere kur ti brenda vetes dëshiron të qash. Ne duhet të jemi ata që rezatojmë një lloj qetësie te shikuesit. Menaxhim të situatës dhe kur bëhet fjalë për lajmet duhet të jesh ti që të depërtosh te shikuesit"- thotë Matilda.