“Patëm fërkime, i propozova për lidhje”/ Çfarë ka ndodhur mes Uendit dhe gjuetarëve të tjerë

Të mbledhur edhe njëherë rreth zjarrit në Dhërmi, Silvi Fort vendosi të bëjë edhe njëherë përballjen mes Gjuetarëve të Thesarit.

Të tetë pjesëmarrësit duhet të jepnin mendimin e sinqertë për secilin prej tyre dhe për Irmën ky ishte mendimi nga gjuetarët e tjerë.

Duket se për Uendin asnjëri nga gjuetarët nuk ka ndonjë mendim negativ përveç komunikimit dhe zgjidhjes së debateve që ajo ka pasur si me Levinën por edhe me Frojsin.

Frojsi për Uendin: “Me Uendin patëm një farë fërkimi në Gjipe, te debati i Gjipesë nuk nxori diçka më shumë nga të tjerët, thjesht u ndoq një farë rregulli nga disa dhe thjesht kaq”.

Xhoi për Uendin: “I propozova për lidhje Uendit, ne jemi në 2020, mënyrat se si ne lidhemi janë shpirtërore, nuk janë më hajde të të vë unazën, fejohemi, martohemi, bëjmë dy fëmijë nesër”.

Levina për Uendin: “Uendi vijon të jetë ajo vajza moskokëçarëse, ajo vajza e drejtpërdrejtë, më pëlqen që e sqaruam atë pjesën tonë dhe deri tani jemi në qetësi”.

Andueli për Uendin: “Uendi është goc garipe me kuptimin e plotë të fjalës, nuk i intereson fare se çfarë mendojnë të tjerët”.

Irma për Uendin“Uendi këtë javë ka gjetur vetveten”.

Gjuetaret e Thesarit / Episodi 7 

https://www.youtube.com/channel/UC8HuRIuDZkUQgIApWNUruAw