Paloka: Rama bën biznes me mafian dhe ka trefishuar pasurinë e tij, shpresa rikthehet duke e larguar

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka, përmes një postimi në Facebook shkruan se kryeministri Rama bën biznes me mafien duke trefishuar pasurinë e tij.

Sipas Palokës, e vetmja mënyrë për ta rikthyer Shqipërinë te suksesi dhe shpresa, është largimi i Ramës.

Paloka: Ai qe Ben biznes me mafian, qe trefishon pasuritë e tij dhe te ministrave, qe dërgon ministrat ne darka luksoze ne Dubai ndërsa vendi përmbytet... Është ai dhe vetëm ai qe po shkatërron Shqipërinë dhe dëmton reputacionin e saj ndërkombëtar, Edvin Rama!

E vetmja mënyrë për ta rikthyer Shqipërinë tek suksesi dhe shpresa, është të largojmë Ramën! E kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë.

Reagimi i Palokës vjen edhe pas deklaratave të Taulant Ballës i cili më herët tha se nga konkluzionet e përgjimeve të antimafias italiane nuk ka asnjë të vërtetë që “Ndrangheta” ka investuar në Shqipëri.

Balla kërkoi nga kreu i PD që të mbajë një qëndrim korrekt dhe mos të abuzojë.