Përgjimet/ Deputetja e PS-së: Drejtësia të bëjë punën e vet si brenda dhe jashtë vendit

Përgjimet/ Deputetja e PS-së: Drejtësia të bëjë

Në një intervistë për Ora News, deputetja socialiste Klotilda Bushka, tha se publikimi i antimafias italiane, duhet të hetohet nga drejtësia. Ajo theksoi se në dijeninë e saj, nuk ka implikim të funksionarëve shqiptarë në këtë çështje.

Përgjimet sipas deputetes kanë rezultuar të pa faktuara, pasi në fund nuk është bërë asnjë biznes në shtetin shqiptar.

"Mendimet, opinionet janë të lira. Unë jam juriste. Nuk do të doja fare të interpretoja çështje që janë të drejtësisë, sepse është drejtësia ajo që flet dhe nuk mund të bëj askush hetuesin, prokurorin se na ngelet më pas të bëhemi vetëm gjykatës. Nuk di të ketë ndonjë funksionar të shtetit shqiptar nën hetim, nuk di të ketë. Nga ato që janë publikuar në media dhe në median tuaj, sepse ky ka qenë burimi që jemi informuar në lidhje me këto përgjime në Itali. Unë deri më tani nuk kam lexuar ndonjë implikim të ndonjë zyrtari shqiptar në ato çështje.

Nga ana tjetër vetë insitucionet italiane kanë thënë, se synimet e atyre që janë përgjuar në Itali kanë qenë këto, kanë rezultuar të pa faktuara, sepse në fund nuk është bërë asnjë biznes në Shqipëri. Drejtësia të bëj punën e vet, si brenda dhe jashtë vendit. Është e lirë ta bëjë, nuk është askush ta ndalojë, sepse këto janë çështje që i përkasin interesit publik. Faktet janë fakte dhe opinionet janë opinione. Mafia në çdo vend të botës, jo vetëm në Shqipëri do përpiqet të gjejë gjithmonë mënyra për të kryer paligjshmëri e për të rritur të ardhurat e vet. Prandaj ekziston drejtësia", tha Bushka.

Vendi Lajme Politikë pergjimet klotilda Bushka Intervista në Ora News pergjimet e antimafias

EMISIONET