"Sa mirë që Dritan Hoxha i dha Portokallinë..." Agron Llakaj rrëfehet për Tempora: U ndesha me mosmirënjohje
Agron Llakaj është një ndër aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar. Ndonëse tani e shohim në emisionin "Al Pazar" Llakën gjithmonë do e lidhim me "Portokallinë".
I ftuar mbrëmjen e sotme në "Tempora" në RTV Ora me Sonila Meçon aktori modesisht tregoi se ashtu si krijoi "Portokallinë" bashkë me bashkëpuntorë, gjithashtu krijoi dhe "Al Pazarin" nga a-ja.
Sa i përket emisionit të "Portokallisë" aktori rrëfeu se i ndjeri, Dritan Hoxha dikur i besoi atij formatin e këtij emisioni humori.
Ndër të tjera ai u shpreh se ka hasur edhe një mohim të autorësisë së emisionit dhe se ka qenë ai që i ka marrë në punë grupin themelues të "Portokallisë".
"Ashtu siç arrita të ndërtoja një Portokalli ,nuk e kam ndërtuar vetëm sepse nuk kam nevojë që të më thotë shiko se je ti komandanti ,është si puna e asaj që ke bërë luftën dhe thonë çfarë ke bërë ti i marrin të tjerët meritat patjetër që Portokallia, është akademia e humorit po të shikosh gjithandej janë gjurmët e portokallisë dhe natyrisht nuk është mohim i procesit të zhvillimit nuk kemi pse të jemi xheloz për talentet e reja.
Ndesha në mohimin e këtij respekti kësaj mosmirënjohje duke dëgjuar deri pardje sa mirë që Dritan Hoxha, takoi filanin dhe i tha ti do bësh Portokallinë, nuk janë kështu gjerat nuk kam dashur të flas.Çfarë kanë qenë grupi themelues i Portokallisë i ka marrë Agron Llakaj në punë, u ka dhënë dhe rrogën e parëdhe pastaj kalojnë ca kohë dhe dalin e flasin. Dritan Hoxha ka qenë i pari që më ka besuar. Deri në momentin që unë jam njohur me Dritanin, ai që më ka sugjeruar për të qenë aty ka qenë Filip Çako"- tregon ai.
Gjithashtu Llakaj gjatë bisedës përmendi dhe një ndër rolet e tij atë të "Anesë". Aktori tregoi se ky personazh është imitim ku ka bashkuar karakterin e nënës së tij dhe vjehrrës.