“Nga nudo tek Rama me kostum e atlete të bardha ” ekspozita e Bujar Kapexhiut për kryeministrin
Karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu ishte i ftuar në një intervistë përballë Alfred Lelës në pjesën e katërt të emisionit PolitikOn në RTV Ora.
Pjesë nga Intervista
Alfred Lela: Në një intervistë që i kam marrë Kryeministrit Rama, më ka përmendur jashtë kamerave edhe live, gjatë transmetimit një merakun e tij: Pse Bujar Kapexhiu s'vjen të hapë te holli i Kryeministrisë, një ekspozitë me karikaturat e tij për mua. I thashë nuk e di ka frikë se ndoshta e shpallin tradhëtar.
Bujar Kapexhiu: Unë kam një pyetje kur unë hap ekspozitën me karikatura për Edi Ramën, pse Rama nuk vjen të shohë ekspozitën?
Alfred Lela: Pra një reciprocitet me hajde pa të vij thoni ju. Më pëlqen përgjigja
Bujar Kapexhiu: Unë padyshim një pjesë të suksesit tim në anën figurative ja dedikoj Kryeministrit, mënyra si flet, si reagon, si sillet dhe nuk ka karikaturist në botë që ka bërë kaq shumë veshje të një Kryeministri sepse i ka vetë Kryeministri.
Bujar Kapexhiu: Po mendoja një ditë ti bej një propozim të hap një ekspozitë vetëm me veshjet e Kryeministrit, duke filluar nga ministri i Kulturës me xhaketën me shkronja me poturet etj etj
Alfred Lela: Kur e keni ekspozitën e radhës që ai t'ju vijë te ekspozita e radhës?
Bujar Kapexhiu: Mund ta bej këtë ekspozitë veshjet e një Kryeministri.
(Qesh) Vetëm se është një gjë kur fillon ekspozita fillon zhveshur pastaj fillon e vishet. Duhet ta pranojmë, dhe vishet gradualisht deri ne momentin e fundit.
Alfred Lela: Dhe vishet gradualisht deri ditën e sotme, kur është me maske. Eshtë edhe më i veshur. Eshtë shumë interesante ta fillosh cullak e të dalësh tek kryeministri me maskë ?
Bujar Kapexhiu: Them unë që muk mund të ketë karikaturist që ti shkojë mendja për të kombinuar gjera të tilla. Unë e kam gjetur të gatshëm. Kam parë kryeministrin edhe unë nuk kam ekzagjeruar nuk kam ndryshuar, me kostum te zi me atlete te bardha.
Alfred Lela: Rama është më i lehti për tu marrë në karikaturë?
Bujar Kapexhiu: Të tjerët janë monotonë vetëm me kostum
Alfred Lela: Kush është me i mërzitshmi që është njëlloj gjithmonë?
Bujar Kapexhiu: Të gjithë të tjerët janë të gjithë njëlloj domethënë janë më kostum me kravatë, kurse Rama lëviz në të gjitha format
Alfred Lela: A keni një numër të karikaturës, apo keni mijëra?
Bujar Kapxhiu: Po po janë
Alfred Lela: Cili personazh ka marrë më shumë vend ndër vite?
Bujar Kapexhiu: Dy janë Berisha dhe Rama
Sidomos në këtë kohë është Rama sepse ai thotë, ai bën, ai lëviz, ai kundërshton, prandaj ke material me çtë kapesh. Më thotë dikush ngele Rama Rama...
Po çdo ditë është Rama, pavarësisht në çfare forme, por është në qendër të kësaj pune edhe nëqoftëse është dikush tjetër është shtojcë.
Alfred Lela: Nuk ka jetë përtej Ramës po thoni, në kuptimin qe ai bën volumin më ta madh të aktiviteteve politike ?
Bujar Kapexhiu: Padyshim edhe të batutave që të japin shumë mundësi të lëvizesh në këtë drejtim.
Alfred Lela: Dr Berisha,Kryeministri paraardhës i Shqipërisë, çfarë raporti kishte me karikaturat tuaja"?
Bujar Kapexhiu: I pelqente shumë. Ka pasur një kohë në fillimet. Një periudhë heshtje kur u bë President, ishte një person i cili nuk mundej të goditej ne karikaturë, dhe nga ne kishte një lloj ndrojtje.
Në një takim të rastësishëm më thotë Bujar, nuk e kam parë veten në karikaturë.
Dhe unë i thashë: Prit sa ta marrim edhe ne veten, e të bindemi edhe ne, se vërtet do eci mirë kjo punë
Alfred Lela: Ka pasur ndonjë personazh që është nevrikosur?
Bujar Kapexhiu: Ka patur ndonjë një personazh që të ka marrë në telefon. Sidomos nga ata që unë i bëj me rrobe burgu e thotë pse?
Po lexon në gazetë, të akuzojnë për këtë, të akuzojnë për atë, unë shoh në gazetë që vendi jot nuk është në Ministri, por është këtu dhe them hajde ta provojmë edhe këtë kostum. A të shkon bile unë kam bërë edhe kryetarin e SPAK, duke qepur kostume për të burgosurit po e shikoj që kanë ngel stok aty po rrinë.
Alfred Lela: Ka pasur një debat që ka bërë shumë zhurmë një debat shumë i diskutuar me Mustafa Nanon, diçka për fenë?
Bujar Kapexhiu: Unë do thoja që dhe nga moderatorja ishte një lloj provokimi.
Alfred Lela: A do e karikaturonit ju profetin Muhamed?
Buajr Kapexhiu: Unë jo, sepse ai sot nuk është si figurë nuk ekziston secili mysliman e ka në mendjen e tij sesi është figura e profetit Muhamed. Le ta mendojë secili ashtu siç do. Por unë nuk jam dakord që në një moment të caktuar ata e vizatonin dhe e vendosnin në pozicion shumë vulgar.
E denigronin, e fyenin, e vendosin në pozicione të cilat profeti Muhamed - pikërisht për ato pozicione që ata karikaturistë e kanë vendosur - ka predikuar. Të mos vjedhim, të mos vrasim, të jemi të mirë, ti duam njerëzit siç janë të gjitha shkrimet e profetit Muhamed.
Kurse ata e bënin në të kundërt, përse. Unë njerëzit, personazhet politikanët, që janë reale nuk i fyej nuk i denigroj.
Alfred Lela: Ke folur me Mustafanë pas kësaj?
Bujar Kapexhiu: Jo nuk e kam takuar, do kisha shumë dëshirë ta takoja. Jemi shumë miq kam bërë dhe disa karikatura në kuptimin pozitiv.
Batuta ime në atë çast mund të ishte ndryshe, por më erdhi e papritur. Nëse Mustafa Nano do të fyente një gjë te shenjtë fare mirë mund të thuhej që ai është aq njerëzor e aq i mençur sa të denigrojë një profet.
Alfred Lela: Libri qe keni përpara është libri juaj?
Bujar Kapexhiu: Tre kamberë në një derë kjo është ekspozita që është e tre kryetarëve të Bashkive.
Rama, Basha,Veliaj më vjen keq që në këtë ekspozitë erdhi vetëm Veliaj
Alfred Lela: Ai i ka shume qejf karikaturat e tua edhe pse ndonjë here jeni i hidhur
Bujar Kapexhiu: Dhe ai tha batutën shumë të bukur me Bujarin kemi 99 kundërshti, por ja që është shumë qytetar shumë evropian ishte ne ekspozitë foli për artin
Alfred Lela:Po Basha çfarë pati, se është shumë dashamirës?
Buar Kapexhiu: Edhe ai pa dyshim është shumë dashamirës, ndonjë hërë angazhimet, partia mosinformacioni. Gjëja më e bukur e tij është që thotë "s'më lajmërun mor thotë "
Alfred Lela: Pra nga tre kamberët erdhi vetëm një kamber?
Bujar Kapexhiu: Unë u takova vetëm me një kamber dy të tjerët mbeten
Alfred Lela: Ka bërë zhurmën ose shumë përshtypje dalja juaj me Presidentin Meta, në Presidencë në një miting?
Alfred Lela: Pse u duk sikur u bëtë me një palë?
Bujar Kapexhiu: Unë aty nuk isha me asnjë pale unë isha bujari me këto mendime me këto ide që kam, që i shpreha para një turme, para një mitingu
Se më tha dhe dikush, nuk me pelqeu që ishe aty. E unë i thashë mos më shiko në krah të kujt jam, më shiko dhe më dëgjo ato që unë them. Dhe unë nuk ndryshoj asnjë presje nga ato që kam thëne atë natë pavarësisht se me kë isha me Metën me Berishën, mund të jem Ramën. Unë me cilindo të jem do them mendimet e mia dhe fjalët pa ndryshuar asnjë presje.