Dalin pamjet satelitore, Kina ndërton brenda pak ditësh godinën me 4.000 dhoma karantinimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2021, 11:19
Një godinë gjigante me më shumë se 4.000 dhoma po ndërtohet në veri të Kinës, në përgjigje të një vatre të re koronavirusi në Shijazhuang, një qytet me më shumë se 10 milionë banorë.
Pamjet satelitore të siguruara nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, tregojnë ndryshimet e kryera përgjatë 10 ditëve në një zonë, ku kishte pasur vetëm tokë.
Mediat vendase shkruajnë se deri më 19 janar kanë qenë gati rreth 600 dhoma, ndërsa priten që shumë shpejt të ndërtohen 3.600 të tjera.
Kujtojmë që vitin e kaluar dy spitale, Housheshan dhe Leshenshan, u ndërtuan brenda ditësh për të trajtuar pacientët me COVID-19 në qytetin e Wuhan, ku u zbulua për herë të parë koronavirusi.