Majlind Lazimi: Jemi sa një lagje e Stambollit, nevojitet një ndryshim epokal për të minimizuar emigracionin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2021, 21:15
Teksa po diskutonte për emigracionin, që sipas ekspertëve po e dërgon Shqipërinë drejt një shpopullimi, Majlind Lazimi, i ftuar në Ora News, tha se do të nevojitet një politikë e mirë për të bërë një ndryshim epokal, në mënyrë që të minimizojë emigracionin drejt vendeve të BE-së.
"Një popullsi prej 2.8 milionësh, ndoshta jemi më pak sot, sa një lagje e Stambollit, duhet një qeverisje e mirë, jo një qeverisje gjeniale, prej 10 vitesh, për të bërë një ndryshim epokal. Një ndryshim i cili padyshim do të kthente mbrapsht tendencën e emigracionit drejt BE-së, e do të vinin të jetonin më mirë në Shqipëri, duke kontribuar me aftësitë e tyre dhe kapitalin e tyre", tha Lazimi.