Bashkurti: Nuk është hera e parë që në Amerikë ka pasur grusht shteti, Trump kontradiktor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2021, 22:22
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, profesori Lisen Bashkurti u shpreh zgjedhjet u përgatitën në një mjedis të paralajmëruar prej tij që nuk do të pranonte rezultatin dhe se nuk është hera e parë që në Amerikë ka pasur grusht shteti.
Bashkurti: Trump ishte figurë kontradiktore. Zgjedhjet u përgatitën në një mjedis të paralajmëruar prej tij që nuk do të pranonte rezultatin. Nuk është hera e parë që në Amerikë ka pasur grusht shteti.
Në 1899 në North Caroline, 2 mijë paramilitare të bardhë republikanë sulmuan pushtetin vendor dhe vranë 600 të zgjedhur zezakë. Ky ishte i pari dhe i fundit grusht shteti, kjo nuk është pasqyruar në asnjë një media dhe as në tekstet shkollore, për herë të parë u fol 100 vite më pas.