Donald Trump mban fjalimin e fundit: Ishte privilegj për mua të isha Presidenti juaj

Presidenti Donal Trump mbërriti në bazën ushtarake “Joint Base Andrews”, ku mbajti  fjalimin e tij të fundit si presidenti i 45-të i SHBA.

Ai falenderoi Zonjën e Parë për mbështetjen që i ka dhënë dhe administratën e tij.

"Kanë qenë katër vitë të mrekullueshme kemi. Kemi arritur shumë gjëra bashkë. Falenderoj të gjithë familjen time , stafin. Zonja e parë ka qenë një zonjë që ka bërë shumë dhe ka qenë shumë popullore me njerëzit.

Ne rindërtuam Shtetet e Bashkuara të Amerikë. Kemi bërë më të mirën për ekonominë.Në bëmë diçka që mund të ishte mrekulli mjekësorë vaksinën kundër Covid-19"

Ai gjithashtu gjatë fjalës së tij i uroi sukses dhe fat administratës së re duke mos përmendur në asnjë moment Joe Biden.

Ishte privilegj për mua të isha Presidenti juaj. Unë gjithmonë do të luftoj për ju,unë do të ndjek do të dëgjoj dhe do t'ju them që e ardhmja e këtij vendi nuk ka qenë asnjëherë më mirë. Uroj që Administrata e re të ketë fat dhe sukses. Gjërat që kemi bërë së bashku kanë qenë të mrekullueshme." - thotë ai.

Trump u tha mbështetësve se të qenit president ishte nderi i jetës së tij dhe shtoi se do të kthehet përsëri dhe do të mbetet në vëmendjen e publikut.

"Ne do të kthehemi në një mënyrë" thotë ai

Gjithashtu edhe Zonja e Parë Melania Trump foli në ceremoninë e lamtumirës së Presidentit Trump.

“Të qenurit Zonja juaj e Parë ishte nderi im më i madh. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Ju do të jeni në mendimet dhe lutjet e mia. Zoti ju bekoftë të gjithëve. Zoti i bekoftë familjet tuaja. Dhe Zoti e bekoftë këtë komb të bukur. Faleminderit"- tha ajo.