Ikja e Trump/ Neçaj: Erdhi në pushtet me premtime të mëdha. Prifti: Ajo që ndodhi në Capitol ishte dëshpëruese

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV  Ora, Sokol Neçaj u shpreh se Trump erdhi në pushtet me premtime shumë të mëdha dhe se popullsia e pa si një rast interesat një njëri që nuk vinte nga qarqet politike por biznesi.

Sokol Neçaj: Nuk e kam votuar Trump as herën e parë dhe të dytë. Në familje kemi qenë të ndarë. Djali im e ka votuar dy herë. Amerika është e interesuar në zgjedhjen e njerëzve që sigurojnë më së miri interesat e gjithsecilit. Trump erdhi në pushtet me premtime shumë të mëdha. Popullsia e pa si një rast interesat një njëri që nuk vinte nga qarqet politike por biznesi. Ai premtoi rritjen e ekonomisë dhe do rikthente madhështinë e Amerikës. Kishte qëndrime interesante ndaj Kinës dhe NATO-s, punoi mirë me ekonominë dhe me reformën e taksave.

Ndërsa Bledar Prifti u shpreh se Trump mendonte se kishte shanse të larta, por votuesit treguan se parashikimit e tij nuk ishin të sakta.

Bledar Prifti: Trump mendonte se kishte shanse të larta, por votuesit treguan se parashikimit e tij nuk ishin të sakta. Inaugurimi i Biden tregoi se sistemi Amerikan është i fortë dhe ka aftësinë t'i mbijetojë çdo sfidë që mund t'i paraqitet. Demokracia në Amerikë nuk është vendosur nga bandat dhe nuk mund të hiqet nga bandat. Ajo që ndodhi në Capitol ishte dëshpëruese. Trump nxori në pah tre probleme tregtia me vendet ne zhvillim, emigracioni dhe luftërat. Këto janë tre problemet kryesore që po has Amerika dhe duhet t`i zgjidh Biden.