I ati në ditën e fundit të presidencës, e bija e Trump fejohet

Vajza e vogël e presidentit në largim të SHBA, Donald Trump, Tiffany, është fejuar me të dashurin e saj, Michael Boulos.

Në ditën e fundit të postit të babait të saj ajo ka postuar në Twitter një foto ku shihet në ambientet e Shtëpisë së Bardhë teksa njofton të gjithë ndjekësit që është fejuar dhe po përshëndetet me shtëpinë, ku e kishte për nder të jetonte përreth katër vite.

"Ka qenë një nder të festoja shumë momente dhe ngjarje historike, si dhe të krijoja kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë nga ta nuk ishte kaq i veçantë sa fejesa me të dashurin tim të mrekullueshëm. Ndihem e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin e ri”- shkruan ajo.

https://twitter.com/TiffanyATrump/status/1351576632553844740