Fshati në Kosovë feston inaugurimin e presidentit amerikan Biden

Në ditën e inaugurimit të Joe Bidenit si president i Shteteve të Bashkuara, banorët e fshatit Bibaj të Ferizajt, kanë festuar me flamuj dhe foto të Bidenit.

Ky fshat gjendet në afërsi të rrugës nacionale Ferizaj-Gjilan, që mban emrin e Beau Biden, djalit të ndjerë të presidentit Biden.

Familja Biden kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kësaj rruge më 2016.

Beau Biden ka shërbyer në Kosovë pas përfundimit të luftës. Ai ka ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendorë.