Pas ekstradimit Indrit Taullau do qëndrojë në burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la të pandryshuar masën e dhënë në mungesë për Indrit Taullaun.

Ai është lënë në masën “arrest me burg” në një seancë të zhvilluar këtë të shtunë (16 janar 2021) në këtë gjykatë.
Taullau u ekstradua nga Kosova më 15 janar 2021 ku u arrestua me kërkesë të autoriteteve shqiptare.

Për 46-vjeçarin Gjykata e Posaçme ka caktuar arrest me burg së bashku me Emiljano Shullazin, Plarent Dervishaj, Indrit Rusin, Viktor Ymerin.

Të gjithë këta persona përfshirë dhe bashkëpunëtorin e prokurorisë SPAK, Luftar Reçin, akuzohen si ideatorët dhe autorët e vrasjes së Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.

Në Dubai si i implikuar në këto dy vrasje, u arrestua Plaurent Dervishaj, i cili sapo kishte hipur në një avion Charter dhe ndodhej në pistë gati për fluturim. I vetmi person që është në kërkim për dy vrasjet e bujshme vazhdon të jetë Lul Berisha.

Të gjitha lajmet mbi arrestimin dhe ekstradimin e Indrit Taullaun