Kosova miraton planin 222 milion euro për rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se  Qeveria miratoi programin për rimëkëmbjen ekonomike për vitin 2021.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka treguar se programi përfshin vlerën e 222 milion e 400 mijë euro, të cilat do të shërbejnë për vazhdimin e shtesave në Shëndetësi, polici dhe dyfishimi i asistencës sociale.

"Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej dyqind e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00)

Në kuadër të këtyre masave, midis tjerash përfshihen:

- 6.5 milion euro për të Vetë Punësuarit

- Vazhdimi i Shtesave në Shëndetësi

- Vazhdimi i Shtesave në Polici

- Dyfishimi i Asistencës Sociale

- Rritja e Pensioneve për 30 euro, për të gjithë pensionistë që marrin më pak se 100 euro."