Koronavirusi: Do vazhdojmë të jetojmë të kufizuar, me mësim online dhe pezullim të fluturimeve me Britaninë
Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson një rritje të incidencës dy javore të infektuarve me covid-19 prandaj masat kufizuese do të vijojnë të mbeten në fuqi.
“Efekti i rritje së qëndrueshme vjen dhe si efekt i festive të fundvitit. Nuk kishte si të shmangej. Kjo do të thotë që do të vijojmë të kemi në zbatim masat që kanë dhënë impakt” deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Prandaj Komiteti teknik i ekspertëve ka marrë këto vendime:
Do vijojnë të mbeten në fuqi masat e kufizimit të popullatës nga ora 22:00 – 06:00
Si dhe kufizimi për pezullimin e aktiivtetit të bareve dhe restoranteve”
Mësimi i Universiteteve do të vijojë të jetë online
Fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri më 1 shkurt
Raportimi dy javor
- 217 raste të reja për 100 mijë banorë
- Janë rritur dhe bashkitë ju janë identifikuar rastet e prekurve
-Numrat e të shtruarve në spital kanë pësuar rritje me mesatare ditore 273 shtrime
-Rastet e pacientëve në terapi intensive ka pasur rritje nga 31 në 33 pacientë të shtruar që trajtohen nën kujdes intensive