Për not në Vlorë: 63 vjeçari që sfidon dimrin çdo fundjavë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2021, 15:17
Edhe pse temperature ka shënuar 2 gradë sot, 63 vjeçari, Kastriot Tajari udhëtoi nga Fieri drejt Vlorës për tu larë në det.
Këtë ritual ai e ndjek që kur ka qenë i vogël, pavarësisht nëse është dimër apo verë.
"Unë quhem Kastriot Tajari. Ndihem shumë mirë. Nuk vij këtu se janë të ulta apo të larta thjesht bej atë ritualin. Çdo të shtunë e të diele vij e lahem rregullisht në Vlorë"
Kastrioti thotë se e ka provuar të lahet edhe në temperature edhe më të ulëta se sa ato të detit të Vlorës
"Në Pogradec jam larë më -16 dhe -12 gradë"
Për një shëndet të plotë, ai ka një këshillë për të rinjtë sot.
''Ti përkushtohen më shumë sportit se sporti është jetë është frymëmarrje edhe të shmangin cigaren'' thotë ai.