Kushëri me Fifin? Ermal Fejzullahu tregon lidhjen që ka me këngëtaren

Pak kohë më parë nëpër portale qarkulluan lajme se Fifi dhe Ermal Fejzullahu janë kushërinj me njëri-tjetrin.

I ftuar në emisionin “Express Rozë”, ka qenë vetë Ermali ai i cili ka sqaruar lidhjen e vërtetë që ka me Fifin.

Ai tha se me Fifin janë nga e njëjta krahinë, por nuk janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

“Me një prejardhje shumë të largët jemi nga një krahinë. Mirëpo nuk është se jemi të afërt. Nga fisi jemi diçka”- shpjegoi Ermali.

Ermal gjatë intervistës gjithashtu tregoi se po përgatit disa këngë solo dhe bashkëpunime me kolëgë emrat e të cilëve nuk i tregoi.