A po e vuan ndarjen nga Ina Kollcaku? Geri Bardhi, reagon me kokën ulur

Një nga çiftet më të famshme televizive padyshim që janë Geri Bardhi dhe Ina Kollcaku. Ata qëndruan bashkë për disa muaj, derisa disa javë më parë lajmëruan se ishin ndarë.

E ftuar në Glamour Zone në Shtator 2020, Ina Kollcaku pranoi për moderatoren Ester Bylyku se ishte ende me Gerin, por flirtonte edhe me meshkuj te tjerë. Ndërsa së fundmi, i ftuar ka qenë Geri Bardhi i cili rrëfeu arsyen e ndarjes.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, si po e përballonte ndarjen, ai shfryu duke ulur kokën.

Ndërsa sa i përket arsyes së ndarjes, Geri u përgjigj: ''Unë dhe Ina më tepër jemi njohur jashtë. Dhe kur dolëm kuptuam që nuk përputheshim me njëri-tjetrin. Ndaj vendosëm të ndaheshim. Por ruajmë marrëdhënie miqësore.''

https://youtu.be/qodyvRXDPb4