I dashuri turk i Genta Ismajlit gdhend në trup shqiponjën

Një ndër çiftet më të komentuara është Genta Ismajli dhe Huseyin Usta.

Që prej momentin që ata bënë publike lidhjen e tyre kanë qenë në qendër të portaleve ku çdo gjë që ata bëjnë nuk kalon pa u bërë lajm.

Së fundmi disa video të publikuara nga Genta në InstaStory  na kanë tërhequr vëmendjen.

Dhe doni ju se çfarë është që ka vjedhur kaq shumë vëmendje!? Epo nuk ndodh çdo ditë që një turk të gdhendë në lëkurën e tij simbolin shqiptar.

Në pamje shihet Usta i cili  ka bërë tatuazh shqiponjën.

Ky gjest padyshim që Gentën e ka bërë shumë të lumtur dhe duhet të themi që dhe nga ne Usta ka fituar më shumë pikë.