Dikur yll kopertinash, sot ka përfunduar në koshat e mbeturinave
Ish-gruaja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, Loni Willison, u pa nëpër koshat e rrugëve në Kaliforni këtë javë.
Loni Willison mbante veshur një xhup të zi, streçe dhe çorape të kuqe teksa nuk dukej dhe aq mirë fizikisht.
Loni, një ish-modele që dikur pozonte për revistat e fitness-it mbeti e pastrehë që prej vitit 2016, kur humbi punën, apartamentin dhe makinën si pasojë e një gjendje të rënduar mendore.
Aktori Jeremy Jackson refuzoi ta ndihmonte ish-gruan e tij, me të cilën u divorcua në 2013-ën. Në tetor të 2018-ës ajo u zhduk, pavarësisht tentativave të miqve për ta rehabilituar.
Dy vite pasi shkëputi kontaktet me familjarët dhe miqtë, 37-vjeçarja Loni tha për The Sun: "Unë mund të jetoj vetë. Kam gjithçka që më duhet këtu. Askush nuk interesohet vërtet për mua dhe nuk dua t'i shoh, ata nuk duan të më shohin."
"Unë nuk kam një celular. Kam marrë ushqim dhe kam një vend për të fjetur.
"Unë marr para këtu dhe atje dhe ka ushqim në koshat dhe afër dyqaneve. Ka shumë këtu," i tha ajo gazetës.
Shoqja e ish-modeles, Kristin Rossetti ndërhyri për ta ndihmuar atë në 2018 duke i paguar asaj një dhomë hoteli dhe duke i dhënë rroba të pastra.
Loni refuzoi ofertën për trajtim falas dhe në mëngjes u largua nga hoteli.