"S'pranoi atë që i kërkuan serbët" Dua Lipa tregon si e pushuan nga puna gjyshin e saj
Në një intervistë për revistën Rolling Stone në Amerikë, këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka treguar për periudhën në Kosovë, si dhe momentet e tmerrshme që prindërit e saj kishin përjetuar nga serbët, duke u detyruar të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjithashtu gjatë intervistës Dua nuk ka lënë pa përmendur as gjyshin e saj, historianin, Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.
Ajo ka treguar se gjyshi i saj u pudhua nga puna nga serbët, kjo pasi nuk pranoi të rishkruante duke falsifikuar historinë ashtu siç kërkuan ata.
“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”- ka thënë Dua Lipa për “Rolling Stone”.