'Ndryshoi vendim në moment të fundit': Ana Kabashi flet për dështimin artistik me Flori Mumajesin

Ana Kabashi një nga këngëtaret më të talentuara, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin 'Glamour Zone' ne TV ORA, ku ka rrëfyer për moderatoren Ester Bylyku, ngjarje të pazbuluara më parë nga karriera e saj dhe jeta private.

Ndër të tjera ka pasur dhe një 'dështim artistik' me Flori Mumajesin.

Ester Bylyku: "Më trego tre raste që ti je zhgënjyer nga figurat publike."

Ana Kabashi: "Një rast ka qenë ai me Flori Mumajesin, por që nuk dua ta përmend si histori."

Ester Bylyku: "Nëse ma tregon këtë si histori, të premtoj që në rubrikën 'Pyetje Hot' do të të bëj pyetjet më të lehta."

Ana Kabashi: "Me Florin kemi kohë që nuk kemi folur, thjesht nuk kemi realizuar ato që kemi thënë, në pjesën artistike."

Ester Bylyku: "Të ka gënjyer?"

Ana Kabashi: "Jo nuk më ka gënjyer, por ka ndodhur një ndryshim i vendimeve në momentin e fundit."

https://youtu.be/LezLnzEXPQY