Në "arrest shtëpie" pronari i agjencisë së udhëtimeve akuzohet për mashtrim 270 mijë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2021, 12:43
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për 51-vjeçarin Andi Alimehmeti, i cili u arrestua dy ditë më parë për mashtrimin me 270 mijë euro një zonje.
Alimehmeti ka në pronësi të tij një agjenci udhëtimesh, mëson Ora News.
Sipas burimeve, Alimehmeti e ka mashtruar zonjën në fjalë duke premtuar se do të bëhej ortak me të.
Gjithashtu mësohet se Alimehmeti ka mashtruar edhe persona të tjerë, ndërsa më herët ka qenë i proceduar po për mashtrim.
Kallëzuesja pretendon se i ka marrë shumën prej 270 mijë eurove, por ajo ka mundur që të vërtetojë përmes dokumentacioneve vetëm shumën prej 91 mijë eurosh.
Lexo dhe: Si u arrestua