Tiranë: Arrestohet me 14 kg kanabis në makinë

Një 53 vjeçar nga Peshkopia është arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte i janë gjetur rreth 14 kg lëndë të dyshuar kanabis sativa. 

Ndalimi i 53 vjeçarit të identifikuar me inicialet J. L u bë në vendin e quajtur "Ura e Institutit" informoi sot policia e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Operacioni antidrogë u kodua “Itinerari" dhe u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Tiranës.