Demhasaj: VV fiton zgjedhjet, por nuk qeveris e vetme, çështja e presidentit do të zgjidhet pas 14 shkurtit
Në një intervistë për Ora News, analisti Arton Demhasaj u shpreh se nuk do të ketë një fitore plebishitare nga Vetëvendosja, edhe pse do të jetë parti e parë.
Sipas Demhasajt, një gjë e tillë nuk është arritur nga asnjë forcë politike, madje as presidenti historik, Rrugova.
Arton Demhasaj: Nuk mendoj se ka gjasa që ikja e Vjosa Osmanit do të marrë me vete një elektorat të madh nga LDK-ja. Nëse garon e vetme mund t'i shkaktojë një dëm të madh LDK-së. Nuk mund të flasim për referendum edhe pse Kurti e llogarit si të tillë. Janë në garë 4 parti që marrin një numër të madh votash. Nuk mendoj se do të kemi të bëjmë me një fitore të tillë plebishitare. Vetë sistemi ynë nuk e lejon dhe bën shumë të vështirë që një forcë e vetme të fitore mbi 50% të votave.
Dihet se fituesi i zgjedhjeve këtyre zgjedhjeve do të jetë Vetëvendosja dhe ata po mundohen që të krijojnë një frymë ndryshimi për të arritur shumicën mbi 50%. Por një gjë e tillë nuk është arritur nga asnjë forcë politike, madje as presidenti historik, Rrugova. Sot partitë politike janë në pamundësi që ta marrin këtë shumicë absolute. Çështja është se cilat parti do të jenë në vendin e dytë dhe të tretë dhe me cilat do të bëjë Kurti koalicion për të formuar qeverinë.
Demhasaj shtoi se për shkak të afatit nga KQZ-ja nuk mund të ketë më koalicione parazgjedhore dhe partitë do të futen të gjitha të vetme.
Arton Demhasaj: Kurti dhe së bashku me Vjosën, është e pamundur që t'i arrijë 70 deputetë për të zgjedhur presidentin, në llogarisim edhe minoritetet. Çështja e presidentit mendoj se ka për të qenë një çështje që do të diskutohet pas zgjedhjeve. Tashmë, për shkak të afatit nga KQZ-ja nuk mund të ketë më koalicione parazgjedhore dhe partitë do të futen të gjitha të vetme. Edhe marrëveshja e sotme e Vjosës me Kurtin ishte një aleancë mes individësh.