“Po thuhen të pavërteta” Hoti: Kemi parime të qarta për dialogun me Serbinë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i ka kthyer përgjigje "deformimeve" që i janë bërë qëndrimit të tij për çështjen e dialogut.
Hoti ka thënë se për qasjen e tij po thuhen të pavërteta, teksa shton se Kosova ka hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta si Kushtetuta e Kosovës apo që integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.
Më poshtë postimi i Hotit:
Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:
Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:
- Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.
- Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.
- Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.
- Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.
- Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.
Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime.