Haradinaj: Ata që duan të aktivizojnë çështjen e kufijve do të kenë pasoja

Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV ORA, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shpreh se është rritur kostoja e aktivizimit të idesë së shkëmbimit të kufijve.

Haradinaj: Mendoj se është rritur kostoja e aktivizimit të idesë së shkëmbimit të kufijve. Kushdo që tenton që ta aktivizojë këtë ide e di që do të ketë një kosto shumë të madhe.

Ata që kanë qenë të përfshirë në idenë e shkëmbimit të kufijve ka pasur një kosto të madhe. Nëse dikush do që ta sjellë në tavolinë këtë ide do t'i thellohen pasojat. Vuçiçi deklaroi se nuk do ta njohë Kosovën sa të jetë president dhe kërcënoi me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

https://youtu.be/R0Y_YU50x5A