Përmbytjet në Vushtri, dëme të mëdha materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2021, 07:45
Banorët e një pjese të Komunës së Vushtrisë në Kosovë janë evakuuar, pasi lumi Sitnica ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje, njoftoi kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri.
Tahiri tha se gjendja është e rënduar dhe se në evakuimin e banorëve ka ndihmuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Ai u shpreh se ka pasur dëme të mëdha edhe në toka bujqësore dhe ferma.
Ai bëri të ditur që 120 dele janë mbytur në një fermë dhe ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur t’i shpëtojnë ato.
Po ashtu, niveli i ujit ka filluar të bie, situata ka filluar të qetësohet.