Në Hagë edhe me Turqinë për detin? Kryeministri grek i tregon vijat e kuqe Ankarasë
Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, ka folur në një intervistë për televizionin grek ANT1 për marrëdhëniet greko-turke, vijat e kuqe dhe kontaktet eksploruese që pritet të rinisin me 25 janar në Stamboll.
Sa i takon bisedimeve ai nënvizoi se kjo ishte diçka që qeveria greke ishte angazhuar që prej fillimit, por vendosi një "kornizë specifike për ta për të rifilluar".
"Konteksti ishte shumë i qartë. Nuk duhet të ketë asnjë aktivitet kërkimor brenda Zonave Ekskluzive Ekonomike (EEZ) greke dhe ne duhet të vazhdojmë aty ku e kemi ndalur. Kjo është, në një kornizë të përcaktuar për caktimin e zonave detare " .
Ndërsa Turqia ka deklaruar se në tryezë do të diskutohet për çmilitarizimin e ishujve, zonave gri, etj, Kryeministri grek ishte i qartë:
"Asnjë qeveri greke nuk do të diskutojë këto çështje. Por më lejoni t'ju them diçka që të jem i drejtë: Asnjë qeveri greke nuk i ka diskutuar ndonjëherë në të kaluarën, as kjo qeveri nuk do t'i diskutojë ato. E kam shume te qarte që këto janë çështje që nuk janë për diskutim me Turqinë ."
I pyetur nëse edhe kjo çështje mund të shkojë në Hagë, sikundër ndarja e zonave detare me Shqipërinë, ai u përrgjigj.
"Unë e kam disponimin dhe dëshirën për të gjetur një kornizë për mirëkuptim afatgjatë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes tonë themelore me Turqinë. Dhe besoj se Turqia duhet gjithashtu të kuptojë se kjo është në avantazhin e saj."